Sport

Erzeni bën surprizën, mund kryesuesen, Tirana ngec në Korçë!

Edhe pse luajti në inferioritet numerik prej minutës së 15’ pas daljes me të kuq të nigerianit Mario Rabiu, Skënderbeu doli i pamposhtur nga sfida shtëpiake ndaj Tiranës.

8 Prill 2024, 22:33 Nga DOSJA

Erzeni bën surprizën, mund kryesuesen, Tirana ngec në

SHIJAK - Erzeni thyen 1-0 Egnatian, ndërkohë që mbyllet pa gola dueli Skënderbeu-Tirana. Dy takimet e fundit të javës së 30-të në Superiore, prodhuan kartonë të kuq, penallti të humbur dhe vetëm një gol.

Të cilin e realizoi mjeshtërisht Agim Zeka pesë minuta përpara fundit, duke i dhënë ekipit shijakas tri pikë të arta për mbijetesën kundër kryesuesve. Egnatia e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Sebastjan Spahiut (60’).

Edhe pse luajti në inferioritet numerik prej minutës së 15’ pas daljes me të kuq të nigerianit Mario Rabiu, Skënderbeu doli i pamposhtur nga sfida shtëpiake ndaj Tiranës.

Madje korçarët humbën një penallti pas gjysmë ore lojë. Me portierin Leon Kozi që priti gjuajtjen e kapitenit Dean Liço. Edhe pse krijuan shumë raste, bardheblutë nuk arritën dot të shënonin. Duke vijuar të shfaqin dobësi të theksuara gjatë këtij sezoni.

Erzeni bën surprizën, mund kryesuesen, Tirana ngec në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll