Sport

Inter Miami, të gjithë në pritje të Messit...

Inter Miami po pret dritën jeshile për të pasur yllin argjentinas në 'planin e shpëtimit' të trajnerit Gerardo Martino, për të çuar ekipin në gjysmëfinale të Champions League të Concacaf-it këtë të mërkurë.

8 Prill 2024, 15:34 Nga DOSJA
Inter Miami, të gjithë në pritje të Messit...

SHBA - Inter Miami pret dritën jeshile për të patur Lionel Messin në 'planin e shpëtimit' të trajnerit  Gerardo Martino, për ta çuar skuadrën në gjysmëfinale të Champions League të Concacaf-it këtë të mërkurë, një mision i vështirë për shkak të disavantazhit 1-2. Monterrey fitoi tetë ditë më parë.

Për Inter Miami, shpresa u rilind të shtunën kur Messi u kthye në fushë, pasi kaloi gati tre javë në infermieri për shkak të një dëmtimi muskulor. Kapiteni i skuadrës argjentinase i dha epërsinë skuadrës së tij ndaj Kolorado Rapids, e cila barazoi më pas.

Takimi i ri mes Monterrey-t dhe Inter Miamit është paraprirë nga tensione të ashpra mes trajnerit të skuadrës meksikane, argjentinasit Fernando 'Tano' Ortiz dhe lojtarëve rivalë.

Gjithçka, sepse para fillimit të këtij seriali, Ortiz u la një mesazh lojtarëve të tij që t'i qasen Messit si një futbollist i zakonshëm dhe të mos frikësohen nga karriera e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Prill 2024, 13:38

Ai, rinovoi një mit në Gjermani...

GJERMANI - Drejtori aktual sportiv i kombëtares së meshkujve të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Rudi Völler, do të...