Politike

Mandati i Olta Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Mandateve

Mbledhja e Këshillit vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve demokratë për heqjen e mandatit.

8 Prill 2024, 12:40 Nga I.A
Mandati i Olta Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Mandateve
Olta Xhacka

TIRANË- Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Mbledhja e Këshillit vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve demokratë për heqjen e mandatit.

Demokratët kërkojnë heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi në kushtet e konfliktit të interesit, qeveria i dha burrit të saj statusin e investitorit strategjik. Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD-së, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

olta xhaçka keshilli i mandateve

Sondazh

Poll