Aktualitet

"Do vendoset bazamenti i urës", bllokohet për një javë segmenti Kukës-Morinë, ja si devijon qarkullimi

Mësohet se asnjë automjet nuk do të qarkullojë edhe për një periudhë prej një jave sa është planifikuar bllokimi deri në përafrimin e Urës mbi bazament.

8 Prill 2024, 13:49 Nga M.B
"Do vendoset bazamenti i urës", bllokohet për një
Foto ilustruese

KUKËS- Segmenti 3 kilometra i aksit Kukës-Morinë në rrugën e Kombit, prej kësaj të hëne, pas orës 14:00, do të jetë i bllokuar deri në përfundimin të punimeve të shtresave rrugore në të dy anët e Urës së Re mbi lumin Drin. Mësohet se asnjë automjet nuk do të qarkullojë edhe për një periudhë prej një jave sa është planifikuar bllokimi deri në përafrimin e Urës mbi bazament.

Sipas një njoftimi zyrtar, devijimi i lëvizjes së mjeteve bëhet te Ura Drinit të Zi-rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjën e Shtiqenit. Ndërsa për lëvizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes bëhet, tek rampa dalëse e mbikalimit të Gostilit tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.

Nga përdoruesit e rrugës kërkohet që të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore gjatë procesit të devijimit të të gjithë trafikut nga aksi rrugor 3 km i Rrugës së Kombit.

kukes morine

Sondazh

Poll