Aktualitet

VIDEO/ Protesta e fermerëve për subvencionet, autostrada Lushnje-Fier bllokohet me traktorë

Në video shihet se ata, sikurse premtuan, kanë bllokuar me traktorë autostradën Lushnje-Fier.

8 Prill 2024, 12:28 Nga M.B
VIDEO/ Protesta e fermerëve për subvencionet, autostrada Lushnje-Fier
Foto nga protesta

FIER- President i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka publikuar në rrjetet sociale një video nga protesta e fermerëve që po mbahet sot. Në video shihet se ata, sikurse premtuan, kanë bllokuar me traktorë autostradën Lushnje-Fier.

Fermerët paralajmëruan më parë se kjo formë proteste vjen si përgjigje për padrejtësinë që, sipas tyre, po u bëhet nga industria e qumështit, për skemat e sunvencionimit, dhe një sërë institucionesh të cilat nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.

Sipas fermerëve institucionet në fjalë janë: AKU, Autoriteti Konkurencës, Drejtoria e përgjithëshme e tatimeve, Drejtoria e Përgjithëshme e Doganave dhe Ministria e Bujqësise dhe e Zhvillimit Rural.

protesta e fermereve

Sondazh

Poll