Aktualitet

VIDEO/ Protesta për subvencionet, policia në zonë, fermerët: Ku është Autoriteti i Konkurencës?

Fermerët janë nisur me traktoret e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja drejtë rrethrotullimit të Savrës në autostradën Lushnje-Fier.

8 Prill 2024, 12:11 Nga M.B
VIDEO/ Protesta për subvencionet, policia në zonë, fermerët:
Protesta

FIER- Sot ka nisur sot zyrtarisht protesta e fermerëve shqiptarë e paralajmëruar më parë për subvencionet. Fermerët janë nisur me traktoret e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja drejtë rrethrotullimit të Savrës në autostradën Lushnje-Fier. Ata paralajmëruan më parë se në mesditë do të bllokonin autostradën Lushnje-Fier me traktorët e tyre në mënyrë demostrative për padrejtësinë që, sipas tyre, po u bëhet nga industria e qumështit, për skemat e sunvencionimit, dhe një sërë institucionesh të cilat nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.

Sipas fermerëve institucionet në fjalë janë: AKU, Autoriteti Konkurencës, Drejtoria e përgjithëshme e tatimeve, Drejtoria e Përgjithëshme e Doganave dhe Ministria e Bujqësise dhe e Zhvillimit Rural.

protesta e fermereve

Sondazh

Poll