Aktualitet

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

8 Prill 2024, 11:30 Nga M.B
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 32-vjeçari në
Foto ilustruese

TIRANA- Dy persona, për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se pas hekurave ra një 32-vjeçar me inicialet I.G., nën akuzën se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu u arrestua dhe një 39-vjeçar me inicialet I. P., banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Policisë Rrugore Krujë arrestuan shtetasin I. P., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia tirana

Sondazh

Poll