Aktualitet

VIDEO/ Protesta e fermerëve për subvencionet, mbulohet me qumësht autostrada Lushnje-Fier

Teksa kanë bllokuar autostradën Lushnje-Fier me traktorë, fermerët kanë derdhur po në atë vend një sasi të konsiderueshme qumështi. 

8 Prill 2024, 13:03 Nga M.B
VIDEO/ Protesta e fermerëve për subvencionet, mbulohet me qumësht
Foto nga protesta

FIER- Sot ka nisur sot zyrtarisht protesta e paralajmëruar e fermerëve shqiptarë për subvencionet. Teksa kanë bllokuar autostradën Lushnje-Fier me traktorë, fermerët kanë derdhur po në atë vend një sasi të konsiderueshme qumështi. 

Fermerët paralajmëruan më parë se kjo formë proteste vjen si përgjigje për padrejtësinë që, sipas tyre, po u bëhet nga industria e qumështit, për skemat e sunvencionimit, dhe një sërë institucionesh të cilat nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.

Sipas fermerëve institucionet në fjalë janë: AKU, Autoriteti Konkurencës, Drejtoria e përgjithëshme e tatimeve, Drejtoria e Përgjithëshme e Doganave dhe Ministria e Bujqësise dhe e Zhvillimit Rural.

protesta e fermereve

Sondazh

Poll