Aktualitet

E kishte parkuar poshtë pallatit, vidhet natën një "Range Rover" në Durrës

Mësohet se persona ende të paidentifikuar rreth orës 3:30 në lagjen nr. 4, afër portit të Durrësit kanë vjedhur një makinë.

8 Prill 2024, 12:42 Nga N.F
E kishte parkuar poshtë pallatit, vidhet natën një "Range
Makina e vjedhur

DURRËS- Një makinë raportohet se është grabitur gjatë natës në Durrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar rreth orës 3:30 në lagjen nr. 4, afër portit të Durrësit kanë vjedhur një makinë.

Pronari i "Range Rover Evogue" ka bërë me dije se makinën e kishte parkuar poshtë pallatit. Pronari i mjetit ka bërë denoncim në polici, ndërsa kjo e fundit ka marrë dhe kamerat e sigurisë së bizneseve, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

vjedhje durres range rover

Sondazh

Poll