Aktualitet

Denoncimi i Vokshit, reagon QSUT: Ka pasur luhatje të energjisë elektrike, por jo humbje jete

Vokshi tha se të premten e kaluar në urgjencën e QSUT ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për dy orë dhe se si pasojë kanë ndërruar jetën 4 pacientë të cilët ishin në intubim. Deputetja tha se ky informacion i ka ardhur nga një qytetar. 

8 Prill 2024, 13:52 Nga r.ll
Denoncimi i Vokshit, reagon QSUT: Ka pasur luhatje të energjisë
qsut

TIRANË- QSUT ka reaguar pas deklaratës së deputetet demokrate, Albana Vokshi në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë.

Vokshi tha se të premten e kaluar në urgjencën e QSUT ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për dy orë dhe se si pasojë kanë ndërruar jetën 4 pacientë të cilët ishin në intubim. Deputetja tha se ky informacion i ka ardhur nga një qytetar. 

Ndërkohë pas këtij denoncimi, QSUT shprehet në një reagim se në orët e para të mëngjesit të 5 prillit ka pasur luhatje të energjisë, por nuk ka pasur asnjë humbje jete. 

REAGIMI I PLOTË:

QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:

Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror. I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.

QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment.

qsut albana vokshi komisioni i shendetesise 8 prill 2024

Sondazh

Poll