Aktualitet

EMRI/ Përshtati lokalin për lojra fati, vihet në pranga 58-vjeçari në Shkodër

Mësohet se i arrestuari Zamir Kotorri kishte përshtatur lokalin për lojra fati. Më tej në njoftim bëhet me dije se lokali i Kotorrit ndodhej në lagjen “Ahmet Haxhija”.

8 Prill 2024, 11:36 Nga N.F
EMRI/ Përshtati lokalin për lojra fati, vihet në pranga
Foto ilustruese

SHKODËR-Një 58-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër. Mësohet se i arrestuari Zamir Kotorri kishte përshtatur lokalin për lojra fati.

Më tej në njoftim bëhet me dije se lokali i Kotorrit ndodhej në lagjen “Ahmet Haxhija”. Policia ka sekuestruar 1 celular që përdorej për këtë veprimtari të paligjshme. 

Njoftimi i Policisë:

Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, në lokalin e tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 58-vjeçari Zamir Kotorri. Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, është goditur një tjetër rast në këtë fushë, në një lokal.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi 58 vjeç, pasi kishte përshtatur lokalin e tij, në lagjen “Ahmet Haxhija”, për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit (baste sportive).

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 1 celular që përdorej për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder lojra fati lokal

Sondazh

Poll