Sport

Spanjolët zbulojnë "sakrificën e miliona dollarëve" që João Cancelo bëri për Barçën…

Mbrojtësi portugez ra dakord të reduktojë pagën e tij në mënyrë që katalanasit të mund të respektonin rregullat e lojës së ndershme financiare

6 Prill 2024, 14:00 Nga DOSJA

Spanjolët zbulojnë "sakrificën e miliona

SPANJE - I huazuar nga Manchester City deri në fund të sezonit, João Cancelo ra dakord të bënte marrëveshje financiare për të luajtur për Barcelonën.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, mbrojtësi portugez i Cityt, i cili kishte ëndrrën që një ditë të vishte fanelën ‘Blaugrana’, ka hequr dorë nga dy milionë euro nga paga që ka marrë te kampionët e Anglisë, për t’u transferuar te klubi spanjol.

E shtrydhur nga rregullat e “fair-play”-it financiar, Barcelona kishte nevojë të ‘zbuste’ faturën e pagave për të garantuar nënshkrimet e Cancelos dhe João Félix (të cilët gjithashtu mbërritën në huazim, ky i fundit nga Atlético Madrid) në verë, dhe të dy lojtarët ranë dakord për të bërë shkurtime në pagat e tyre përkatëse.

Në rastin e mbrojtësit, shkruan e përditshmja katalanase, ai ka ‘humbur’ dy milionë, pa pasur garancinë se klubi do ta nënshkruajë në fund të huazimit.

E njëjta gazetë sqaron gjithashtu se biznesmeni Jorge Mendes është në negociata me Manchester Cityn, me qëllim që të plotësojë dëshirat e lojtarit, të cilat përfshijnë qëndrimin në Barcelonë, qoftë në huazim apo përgjithmonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll