Sport

PSG do Osimhen për të harruar Mbappe, De Laurentiis nuk heq dorë nga klauzola...

Nigeriani në hapin e tij të lamtumirës: transferim i dukshëm, parizienët duan të parakalojnë klubet e mëdha angleze

6 Prill 2024, 12:30 Nga DOSJA

PSG do Osimhen për të harruar Mbappe, De Laurentiis nuk heq dorë

ITALI - Victor Osimhen për të 'harruar' Kylian Mbappé. Te PSG, strategjitë duket se po shfaqen pas lamtumirës tashmë të sigurt të yllit francez në qershor. Në krye të dëshirave të Nasser Al-Khelaifi do të ishte nigeriani i Napolit, tashmë i kërkuar nga parizienët edhe verën e kaluar.

Por nëse verën e kaluar De Laurentiis refuzoi qartë, për qershorin e ardhshëm muzika është ndryshe. ‘Ok’ për të thënë lamtumirë, por vetëm përballë 130 milionë eurove të vendosura nga klauzola e lirimit. Asnjë përjashtim. As për klubet e Premier League në dritare: Chelsea, Arsenal dhe Manchester United që janë në rreshtin e parë.     

Që nga viti 2020 në Itali, Osimhen ka shkaktuar diskutime ditët e fundit edhe jashtë fushës: negociatat mes ‘Azzurrëve’ dhe Lille kanë hyrë sërish në lupë, me pronarin e skuadrës nga Campania që po hetohet nga Prokuroria. Ka të ngjarë që Giovanni Manna,  deri tani te Juventus me Giuntolin, por i emëruar drejtor sportiv i ‘Azzurrit’ për sezonin e ardhshëm, do të duhet të merret edhe me transferimin e Osimhen. 

Manna, i cili do të zëvendësojë Meluson, do të ketë detyrën të revolucionarizojë Napolin fjalë për fjalë: 130 milionë eurot e Osimhenit do të jenë thelbësore për rindërtimin, pothuajse nga e para, të skuadrës në dispozicion të trajnerit të ardhshëm. Cilin? Me shumë mundësi Vincenzo Italiano, në pasimin e lamtumirës me Fiorentinën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll