Sport

Roma - Lazio, sot derbi i Italisë: ja zgjedhjet e trajnerëve De Rossi dhe Tudor…

Të dy trajnerët janë gati për derbin që do të luhet në Olimpico: të gjitha detajet se kush do të startojë

6 Prill 2024, 13:30 Nga DOSJA

Roma - Lazio, sot derbi i Italisë: ja zgjedhjet e trajnerëve De Rossi

ITALI - Derbi i Italisë, Roma-Lazio po afron. Daniele De Rossi dhe Igor Tudor kanë ide të qarta për skuadrat që do të dalin sot në fushë në Olimpico, në orën 18:00, për ndeshjen e 31-të të kampionatit. Një sfidë që mund t'u japë konfirmim dy trajnerëve në rrugëtimin e tyre europian.

Roma-Lazio, zgjedhjet e De Rossit…

Pak dyshime për trajnerin ‘Giallorossi’. Daniele De Rossi do të zgjedhë skemën 4-3-3: në mbrojtje do të mungojë N'Dicka i pezulluar dhe dyshja qendrore do të përbëhet nga Lllorente dhe Mancini. Në mesfushë Cristante, Paredes dhe Pellegrini, ndërsa në sulm do të jetë radha e Lukakut, i mbështetur nga Dybala dhe El Shaarawy. 

Roma - Lacio, zgjedhjet e Tudorit…

Trajneri i Lazios, Igor Tudor do të konfirmojë formacionin 3-4-2-1: në sulm, Ciro Immobile duhet të preferohet ndaj Castellanos dhe do të mbështetet  nga Isaksen dhe Kamada (Luis Alberto mund të startojë nga pankina). Në mesfushë Guendouzi dhe Vecino. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll