Sport

Real Madridi përgatit një shitje XXL, 60 milionë euro pretendohen nga ‘los blancos’...

Drejtuesit e Real Madridit po mendojnë të shesin një nga elementët e tyre të fortë të sezonit dhe çmimi i këtij të fundit është vlerësuar nga ‘merengët’.

6 Prill 2024, 12:00 Nga DOSJA

Real Madridi përgatit një shitje XXL, 60 milionë euro pretendohen

SPANJE - Me mbërritjen te Real Madrid në vitin 2018, Brahim Díaz nuk arriti të gjente vend te ‘Merengues’ dhe u huazua te AC Milan për tre sezone, midis 2020 dhe 2023. Më pas mesfushori u zbulua në Itali dhe u rikthye këtë sezon në stolin e Realit, ku ai fjalë për fjalë shpërtheu.

Carlo Ancelotti i beson dhe ai që preferoi të zgjidhte Marokun në vend të Spanjës, i bën mire detyrat. Në të vërtetë, në tridhjetë e katër ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, Brahim Díaz ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë pesë asistime.

24-vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027 dhe paga e tij është një nga më të ulëtat në skuadër. Më pas mund të ndodhë që ky i fundit të ketë dëshira diku tjetër, për të gjetur një vend startues, që e meriton në një ekip të madh evropian.

Vlera e tij në treg ka shpërthyer që nga fillimi i sezonit, falë paraqitjeve të tij, dhe tani është rreth tridhjetë e pesë milionë euro. Sipas ‘Sport’, objektivi kryesor i drejtuesve të Madridit është ta mbajë lojtarin, por klubi do të jetë i hapur për një transferim nëse lojtari e kërkon atë. ‘Merengët’ kanë vendosur çmimin e tij dhe ai nuk duhet të largohet për më pak se gjashtëdhjetë milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll