Sport

Stefano Pioli vlerëson edhe një herë Rafael Leão: “Jam shumë i lumtur me të”

Trajneri i Milanit thekson rëndësinë e sulmuessit portugez në lojën e ‘kuqezinjve’

6 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA

Stefano Pioli vlerëson edhe një herë Rafael Leão:

ITALI - Sipas trajnerit të Milanit, Rafael Leão do të jetë shumë i rëndësishëm në këtë fazë vendimtare të sezonit, në të cilin klubi ‘kuqezi’ do të përpiqet të fitojë Europa League (do të përballet me Romën në çerekfinale) dhe të garantojë vendin e dytë në Serie A (është 14 pikë prapa liderit Inter).

"Unë flas shumë me Rafa-n (Leão), e bëra këtë edhe të enjten. Ne kemi arritur në momentin më të rëndësishëm të sezonit me Leão në gjendje të shkëlqyer, si mendërisht ashtu edhe teknikisht, taktikisht dhe fizikisht.

Jam shumë i kënaqur me atë, pasi ai e di se duhet ta vazhdojë dhe se mund të rritet ende në disa situata”,- thekson Stefano Pioli, skuadra e të cilit do të përballet me Lecce-n këtë pasdite (15:00) në ‘San Siro’, në një ndeshje që lidhet me raundin e 31-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll