Sport

‘Kalorësia’ e Bayer Leverkusenit të pathyeshëm, sot kalon nëpër Berlin…

Xabi Alonso thotë se është shumë herët për të festuar dhe përgatit tifozët për një lojë të vështirë ndaj Unionit

6 Prill 2024, 10:00 Nga DOSJA

‘Kalorësia’ e Bayer Leverkusenit të pathyeshëm, sot

GJERMANI - Udhëtimi i Bayer Leverkusen drejt fitimit të mundshëm të një titulli të paprecedentë të Bundesligës kalon nga Berlini këtë të shtunë, ku ata do të përballen me Unionin në raundin e 28-të.

Skuadra e Xabi Alonso kryeson kompeticionin me një avantazh prej 13 pikësh (73/60) ndaj Bayernit, duke mbërritur në kryeqytet disa ditë, pasi garantoi kualifikimin në finalen e Kupës duke mundur Fortuna Düsseldorf (4-0).

Edhe më mbresëlënëse... mbetet e pamposhtur në 2023/24 (35 fitore dhe 5 barazime), që daton që nga humbja e fundit, më 27 maj 2023.

Gjithsesi, Xabi Alonso është i kujdesshëm. "Ne kemi ende shtatë ndeshje për të luajtur në Bundesligë. Sigurisht që duam të bëjmë një hap tjetër drejt titullit në Berlin. Do të përballemi me një rival të fortë fizikisht dhe shumë agresiv, duhet të jemi gati për të bërë një paraqitje të vështirë. Jo shumë e bukur.

E rëndësishme është të marrim një rezultat të mirë. Ne i kemi vënë sytë te tre objektiva madhorë (Bundesliga, Kupa dhe Europa League), por i marrim ndeshjet në kohë",- thotë trajneri i Leverkusenit, i cili do të ketë mbështetjen e 2.500 tifozëve sot në tribuna.

"Tifozët tanë janë inteligjentë dhe të duruar. Të gjithë duam të festojmë diçka të madhe, por të gjithë e dimë se ai moment nuk ka ardhur ende. Është ende herët",- thekson trajneri spanjol 42-vjeçar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll