Sport

Roma - Lazio/ Përplasje mes tifozëve jashtë “Olimpico” disa orë para derbit…

Derbi i Italisë, Roma - Lazio është i tensionuar disa orë para fillimit, me dy grupe të ndryshme tifozësh që u përleshën pranë ‘Olimpico’ dhe ku policia hodhi gaz lotsjellës për të parandaluar më të keqen.

6 Prill 2024, 13:15 Nga DOSJA

Roma - Lazio/ Përplasje mes tifozëve jashtë

ITALI - Mbrëmjen e së shtunës (18:00) do të zhvillohet derbi tradicional ndërmjet Romës dhe  Lazios, në kuadër të javës së 31-të të Serisë A. Por disa orë para hyrjes në fushë të lojtarëve të Daniele De Rossi dhe Igor Tudor për të luftuar, disa tifozë të të dy skuadrave donin të merrnin rolin e “luftëtarëve”.

Siç zbuloi faqja italiane “Sportmedasiet”, në orën 09:30 të mëngjesit ka pasur një tension të madh pranë “Olimpico”, pasi 200 tifozë të Lazios ishin përplasur me 100 të Romës, ku policia ndërhyri për të ndarë huliganët, duke përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë ndërluftuesit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll