Sport

Fernando Santos në ‘litar’! Presidenti i Besiktas ultimatum të gjithëve, edhe lojtarëve

Përplasja ndaj Samsunspor, më 13 prill, mund të jetë vendimtare

6 Prill 2024, 09:30 Nga DOSJA

Fernando Santos në ‘litar’! Presidenti i Besiktas ultimatum

TURQI - E ardhmja e Fernando Santos te Besiktas mund të jetë në rrezik. Sipas shtypit turk, presidenti i klubit, Hasan Arat, u takua me trajnerin portugez dhe lojtarët dhe kërcënoi se do të ristrukturonte ekipin teknik dhe skuadrën, nëse do të vazhdonin të pengoheshin në kampionat.

Ultimatumi vjen pas barazimit (1-1) ndaj Basaksehirit, në atë që ishte ndeshja e katërt radhazi e Besiktas-it pa fitore në kompeticion, duke mbetur në vendin e 4-të me 47 pikë. Përplasja ndaj Samsunsporit, më 13 prill, mund të jetë vendimtare për ish-trajnerin e Portugalisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll