Aktualitet

EMRI/ Lejoi trafikun e armëve drejt Italisë, AMP arreston efektivin e policisë në Portin e Durrësit

Ai është arrestuar nën akuzën për shpërdorim detyre.

5 Prill 2024, 16:38 Nga M.B

 

EMRI/ Lejoi trafikun e armëve drejt Italisë, AMP arreston efektivin e
Durrës

DURRËS- AMP ka arrestuar 37-vjeçarin Besard Xhaferrin me detyrë polic kufiri në Portin e Durrësit. Ai është arrestuar nën akuzën për shpërdorim detyre. Dyshohet se Xhaferri ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip 'Bizarke' me drejtues një 45-vjeçar me  inicialet E. U., i cili ka udhëtuar me linjën Durres-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka ekzekutuar Urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka vendosur masën shtrënguese "Arrest në burg" për punonjësin e policisë Inspektor B. XH., 37 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".

Nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durres-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.

Hetimet vazhdojnë për përfshirje të punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

amp durres

Sondazh

Poll