Politike

Historia e prokurorit të 5D/ A u shantazhua nga organizata e Veliajt?

Fillimisht Braho ka marrë kallëzimin nga Belind Këlliçi, në lidhje me dosjen 5D, por hetimet për këtë kallëzim, i ka lënë përgjysëm.  

5 Prill 2024, 15:08 Nga I.A
Historia e prokurorit të 5D/ A u shantazhua nga organizata e Veliajt?
Klodian Braho

Prokurori i SPAK që është marrë me dosjen 5D Konstruksion në Bashkinë e Tiranës, Klodian Braho ka sjell shumë dyshime në lidhje me këtë çështje. Fillimisht Braho ka marrë kallëzimin nga Belind Këlliçi, në lidhje me dosjen 5D, por hetimet për këtë kallëzim, i ka lënë përgjysëm.  

Ishte Mirel Mërtiri në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri TV, që ka nxjerr një dokument të marrë nga të dhënat e TIMS, që tregon lëvizjet e prokurorit jashtë vendit. Ende nuk dihet se si një i kërkuar nga SPAK, ka arritur që të disponojë të dhëna sensitive, siç janë ato të TIMS. 

Por në intervistën e tij, Mërtiri ka deklaruar se Braho ka stisur termin pronar faktik për dosjen e inceneratorëve si dhe ka falsifikuar dosjen. Po ashtu Mërtiri nuk është kursyer gjatë intervistës së tij, duke deklaruar se vetë Braho ka gënyer në vetting.

"Nuk mund të kërkohet drejtësia nga njerëz të caktuar të cilët gënjejnë për atë që janë, dhe gënjejnë në vetting për atë që duhet të jenë transparent. Klodian Braho është prokurori që ka stisur termin pronar faktik. Braho ka gënjyer, instiucionet e vettingut, të BE-së, është prokurori stisur termin pronar faktik. Braho ka gënjyer në vetting, ka dalë jashtë shtetit me kriminelë dhe nuk i ka deklaruar i ka fshehur këto gjëra, kështu rezulton. Duke qenë se besoj në drejtësi që ditën e parë që kam marrë vesh se jam akuzuar i jam drejtuar organeve ligjzbatuese në shtetin ku jetoj por dhe në Shqipëri që të vijnë të marrin çdo informacion që disponoj në lidhje me këtë projekt," tha Mërtiri. 

Dhe për këtë që tha, Mërtiri nxori dokumentet e lëvizjeve të Brahos jashtë vendit. Ky detaj është marrë si një mënyrë kërcënimi për Brahon që të mos e vazhdojë më këtë çështje dhe të ndalë hetimet, jo vetëm për inceneratorin e Tiranës por po ashtu dhe për Dosjen kurruptive 5D Konstruksion.

Ndërkohë që këtë dyshim e ka konfirmuar dhe vetë ish-deputeti Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat, teksa nxori detaje të tjera të dosjes korruptive të Bashkisë Tiranë. Këlliçi në deklaratë për mediat, ka ngritur pyetjen se përse Braho që nisi hetimin ndaj kësaj çështje, e ka lënë atë përgjysëm. Sipas Këlliçit, është vetë Veliaj që e mban peng prokurorin Braho nëpërmjet kërcënimit, në mënyrë që të mos prekë më asnjë skemë të paligjshme korrupsioni në Bashkinë e Tiranës.  

"Pyetja që lind natyrshëm është se përse prokurori special Klodian Braho, që e nisi këtë hetim pas denoncimit dhe kallëzimit tonë, sot nuk po vepron më? Mbase përgjigjen do ta gjejmë tek kallëzimi penal që Mirel Mërtiri bëri kundër këtij prokurori, duke e akuzuar atë si të lidhur me krimin e organizuar në vend. Pra sot, pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, mesa duket mban peng përmes kërcënimit me anë të Mirel Mërtirit këtë prokuror, që të mos prekë në asnjë formë një tjetër skemë të jashtëligjshme korrupsioni të krijuar në Bashkinë e Tiranës," tha Këlliçi.

Ende pa përgjigje ka ngelur fakti se si ka mundësi që Mërtiri ka siguruar të dhënat sensitive të TIMS. Ndërkohë që skandali i vjedhjes së TIMS ka bërë bujë në vendin tonë, por ende nuk ka asnjë përgjegjës. Përse prokurori Braho vetëm pas rreth një viti përfundoi dosjen korruptive të 5D-së. A është e vërtet që të dhënat e TIMS të publikuara të prokurorit, kishin për qëllimin shantazhimin e këtij të fundit. Dhe nëse po, kush tjetër veç 'organizatës së Veliajt' përfiton nga mbulimi i skandaleve që po nxjerrin në pah nivelet e korrupsionit që kanë prekur Bashkinë Tiranë dhe drejtorët e saj.

klodian braho

Sondazh

Poll