Politike

"Shpëtoni veten dhe fëmijët tuaj", Alizoti: Dilni në rrugë dhe mos heshtni më! Mos leni më të vidheni

Alizoti u shpreh se shkëpunëtori më i madh i autokratëve dhe hajdutëve është heshtja ndërsa bëri thirrje ndaj qytetarëve që të mos heshtin më. Ai më tej shtoi se Shqipëria është kthyer në një grup banditësh që kane shtëpi në Vjenë dhe Majemi dhe kanë miliarda, kurse populli nuk ushqehet dot. 

5 Prill 2024, 12:42 Nga N.F
"Shpëtoni veten dhe fëmijët tuaj", Alizoti: Dilni
Tomorr Alizoti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën e zhvilluar ditën e sotme para bashkisë së Tiranës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë që të dalin në rrugë dhe të mbroj paratë e tyre që po vidhen hapur nga pushteti.

Alizoti u shpreh se shkëpunëtori më i madh i autokratëve dhe hajdutëve është heshtja ndërsa bëri thirrje ndaj qytetarëve që të mos heshtin më. Ai më tej shtoi se Shqipëria është kthyer në një grup banditësh që kane shtëpi në Vjenë dhe Majemi dhe kanë miliarda, kurse populli nuk ushqehet dot. 

"Ju lutem qytetarëve të Tiranës, mos e humbni këtë moment se është një vjedhje e madhe. Ai ka vrarë dhe një djalë të ri, i cili mblidhte kanaçe për të ndihmuar familjen e  tij. Ato që vidhen janë paratë tuaja, shpresa juaj. 

Bashkëpunëtori më i madh i autokratëve dhe hajdutëve është heshtja, prandaj mos heshtni më. Ju që jeni besimtarë të muajit të madhërishëm të Ramazanit, mos heshtni më, dilni për hir të Zotit, mos lëni më të vidheni.

Shqipëria është kthyer në një grup banditësh që kane shtëpi në Vjenë dhe Majemi dhe kanë miliarda, kurse ju nuk ushqeheni dot. Ky popull po shkatërrohet, njerëz që nuk janë askushi, zotërojnë gjithçka në Shqipëri. Ju lutem me zemër në dorë, shpëtoni veten dhe fëmijët tuaj, njeriu më i dëmshëm në këtë moment është ai që hesht, dilni në rrugë dhe mbroni jetën tuaj," tha ai.

tomorr alizoti proteste bashkia e tiranes

Sondazh

Poll