Politike

FOTO/ Protesta para bashkisë së Tiranës, Argita Malltezi me mesazh në bluzë: Lironi liderin e opozitës!

Malltezi gjatë fjalës së saj para mediave u shpreh se Veliaj është një kopje e shëmtuar e Ramës. Ajo më tej shtoi se reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit.

5 Prill 2024, 11:51 Nga N.F

 

FOTO/ Protesta para bashkisë së Tiranës, Argita Malltezi me
Argita Malltezi

TIRANË- Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është bashkuar sot në protestën që po organizohet para bashkisë së Tiranës kundër dosjes 5D Konstruksion. Malltezi gjatë fjalës së saj para mediave u shpreh se Veliaj është një kopje e shëmtuar e Ramës. Ajo më tej shtoi se reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit.

Vëmendje ka marrë veshja e saj ku shihet me një bluzë të zezë në të cilën është stampuar fotoja e kreut të PD-së, Sali Berisha ndërsa shkruher "Lironi liderin e opozitës".

argita malltezi berisha proteste

Sondazh

Poll