Politike

Protesta para bashkisë, Blushi: S’ka polici që ndalon këshilltarët e opozitës të hyjnë brenda!

Blushi u shpreh se nuk ka polici që ndalon këshilltarët e opozitës të hyjnë brenda godinës së Bashkisë. Ai më tej shtoi se të gjithë këshilltarët e opozitës i kanë përveshur mëngët dhe në rast se SPAK nuk e merr të pandehur Veliajn do të jetë populli që do ta arrestojë dhe ta nxjerrë nga zyra ku fshihet.

5 Prill 2024, 12:27 Nga N.F
Protesta para bashkisë, Blushi: S’ka polici që ndalon
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjthshëm i PL-së, Tedi Blushi ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar ditën e sotme para bashkisë së Tiranës. Gjtë fjalës së tij Blushi i cili është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shpreh gjatë protestës para Bashkisë se do të ketë drejtësi për qindra milionë euro të vjedhura me inceneratorin.

Blushi u shpreh se nuk ka polici që ndalon këshilltarët e opozitës të hyjnë brenda godinës së Bashkisë. Ai më tej shtoi se të gjithë këshilltarët e opozitës i kanë përveshur mëngët dhe në rast se SPAK nuk e merr të pandehur Veliajn do të jetë populli që do ta arrestojë dhe ta nxjerrë nga zyra ku fshihet.

"Erion Veliaj, koha jote ka marrë fund, do të ketë drejtësi për Ardit Gjoklajn, për qindra milionë euro që janë vjedhur dhe po vjedh çdo ditë me inceneratorin e Tiranës, do të ketë ndëshkim për betonizimin e kryeqytetit dhe për shndërron e Tiranës në një dhomë të madhe gazi ku çdo vit humbin jetën dhjetra e qindra qytetarë.

Veliaj do të japë llogari jo para SPAK dhe policisë që po mbron sot këtë kryebandit, në asnjë vend të botës s’ka një kryebandit që mbrohet me polic, por edhe nga Drejtori i policisë të cilit i kërkoj të zbatojë ligjin dhe të mos marrë urdhra nga Erion veliaj. Nuk ka polici në botë që ndalon anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës të zgjedhurit vendor që të hyjnë në këtë institucion. Të gjithë këshilltarët e opozitës i kanë përveshur mëngët dhe në rast se SPAK nuk e merr të pandehur këtë kryehajdut, do të jetë populli që do ta arrestojë dhe ta nxjerrë nga zyra ku fshihet," u shpreh ai.

tedi blushi bashkia tirane proteste

Sondazh

Poll