Politike

Gazetari amerikan: Ajo që Blinken i ka bërë PD-së në Shqipëri është e turpshme, i sanksionoi vetëm se sfiduan socialistët

Gjatë fjalës së tij, Levine theksoi se Berisha dhe PD-ja janë sanksionuar vetëm pse po sfidojnë socialistët.

5 Prill 2024, 12:43 Nga I.A
Gazetari amerikan: Ajo që Blinken i ka bërë
Mark Levine

SHBA- Gazetari amerikan, Mark Levin, i rrjetit mediatik Fox News, ka deklaruar se ajo që Sekretari i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë Shqipërisë është e turpshme. Në podcast-in e tij, gazetari i programit ‘The Mark Levin Show’ ka folur edhe për çështjen e shpalljes non grata të kryedemokatit Sali Berisha, nga Blinken. Gjatë fjalës së tij, Levine theksoi se Berisha dhe PD-ja janë sanksionuar vetëm pse po sfidojnë socialistët.

“Shikoni, unë siç e dini, unë mund të flas gjithë ditën dhe për Ballkanin dhe atë që Antony Blinken i ka bërë Partisë Demokratike në Shqipëri. Ajo është e turpshme. Askush nuk i kushton vëmendje. Por, ai i ka vënë ata nën sanksione sepse ata sfiduan socialistët që ai do. Tregoji pak kombit, nëse do,” tha gazetari.

mark levin

Sondazh

Poll