Politike

Nuk morën pjesë në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Rama dhe anëtarët e PS-së kanë frikë nga ky Komision! Hetimi të nisë sa më parë

Gjatë kësa mbledhjeje morën pjesë vetëm përfaqësues të opozitës. Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi gjateë fjalës së saj tha se kryeministri, Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij kanë frikë nga hetimet e Komisionit, prandaj dhe kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm.

5 Prill 2024, 14:20 Nga N.F
Nuk morën pjesë në mbledhjen e Komisionit Hetimor për
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka nisur pa përfaqësuesve socialist. Gjatë kësa mbledhjeje morën pjesë vetëm përfaqësues të opozitës. Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi gjateë fjalës së saj tha se kryeministri, Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij kanë frikë nga hetimet e Komisionit, prandaj dhe kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm.

Vokshi në mesazhin e saj nënvizoi se Komisioni Hetimor duhet të nisë punën sa më parë, që hetimeve për koncesionet në Shëndetësi t’ju shkohet deri në fund.

“Edi Rama dhe anëtarët e PS në Komision nuk kanë ardhur, pasi kanë frikë nga ky Komision. Maxhoranca po shkel përditë ligjet dhe Kushtetutën. Është kjo qeveri që ka frikë nga gjithçka, pasi ka abuzuar me pushtetin në 10 vite. Ne nuk kemi kohë për të humbur, hetimi duhet të nisë sa më parë”, u shpreh Vokshi.

Mos prezenca e anëtarëvë të PS erdhi pas një reagimi së fundmi i janë përgjigjur shkresës së opozitës. Në përgjigjen e tyre ata shprehen se nuk ka arsye për t’u zhvilluar mbledhja deri në hartimin e planit hetimor.  PS në shkreësn e tyre shprehet se po anëtarët e opozitës po tentojnë të injektojnë frymën e imponimit, paragjykimit dhe nxitimit për të realizuar një proçes partiak politik e jo një proces të rregullt ligjor.

komisioni hetimor per shendetesine vokshi rama ps

Sondazh

Poll