Bota

Vetting dhe në Maqedoninë e Veriut? Zaev: Nuk pranoj modelin e Shqipërisë, dështoi

20 Nëntor 2019, 19:27 Nga DOSJA
Vetting dhe në Maqedoninë e Veriut? Zaev: Nuk pranoj modelin e

MAQEDONI E VERIUT– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shprehur kundër Vetting-ut në gjyqësor duke ndjekur modelin e Shqipërisë. Zaev këto deklartata i bëri si përgjigje për propozimin e pak ditëve më parë të Bashkimit Europian drejtuar Maqedonisë  së Veriut që të kalojë në sitën e vetingut gjyqtarët dhe prokurorët.

Kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut tha se vendi i tij nuk duhet të përfundojë si Shqiperia ku institucionet e drejtësisë janë zbrazur dhe vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Populli ynë pret tronditje. Tronditje të gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve të agjencive , ministrave. E gjithë kjo duhet të organizohet mirë. Pas përvojave  që ka patur Shqipëria, fillimisht duhet ta dimë nëse me të vërtetë jemi të përgatitur. Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm por tani nuk ka kapacitete si t’i mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të lartë, gjë që nuk lejohet”, u shpreh Zaev.

Më tej ai shtoi se shkolla e magjistratëve nuk ka kapacitete të për të zëvnedësuar ata gjyqtar e prokurorë që mund të ‘digjen’ nga Vetting-u.

Me sistemin gjyqësor kemi 750 gjykatës, ndërsa realisht për momentin kemi 520 dhe nëse përmes një vetingu ndodhë që qindra mos ta kalojnë atë, ne nuk kemi si ti zëvendësojmë këto kuadro”, shtoi më tej kreu i qeverisë së Maqedonisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni vetting ne maqedoni te veriut zaev kunder vettingut zoran zaev vetting ne maqedoni te veriut zaev kunder vettingut zoran zaev

Sondazh

Poll