Bota

E qëlluan me thikë teksa mbante ligjërim në skenë, vdes djali i ish-presidentit gjerman

20 Nëntor 2019, 17:08 Nga DOSJA
E qëlluan me thikë teksa mbante ligjërim në skenë, vdes

GJERMANI– Fritz von Weizsaecker, djali i ish-presidentit gjerman Richard von Weizsacker u vra në skenë teksa mbante një ligjëratë mjekësore në Berlin. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Fritz von Weizsaecker, që ishte gjithashtu me profesion doktor, u godit me thikë për vdekje nga një person nga publiku.

Ai ndërroi jetë disa orë më vonë në spitalin Schlosspark pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, ndërkohë që autori i krimit është arrestuar.

“Ende nuk mund të themi asgjë në lidhje me motivin e sulmuesit,”- tha zëdhënësi i policisë Michael Gassen.

Richard  von Weizsacker, 59 vjeç  ishte një nga presidentët më me famë të Gjermanisë, midis viteve 1984 dhe 1994. Mjeku që vdiq të martën një nga katër fëmijët e ish-presidentit.

I ndjeri ka punuar në disa spitale në Gjermani dhe jashtë saj, duke përfshirë Shkollën Mjekësore Harvard në Boston, Sh.B.A dhe një spital në Cyrih, Zvicër . Ai u specializua në gastroenterologji dhe mjekësi të brendshme. 

Vrasja e z.von Weizsaecker riktheu incidentin e ngjashëm, që ndodhi në vitin 2016, kur një burrë qëlloi për vdekje një mjek në Spitalin Benjamin Franklin Berlinit dhe më pas vrau  veten.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fritz von weizsaecker richard von weizsäcker vdes djali i sh-presidentit gjerman fritz von weizsaecker richard von weizsäcker vdes djali i sh-presidentit gjerman

Sondazh

Poll