Bota

Shkoi për të shëtitur në pyllin e Retzit, e reja shtatzanë ‘shqyhet’ nga kopja e qenve, të trajnuar për gjueti e vras

20 Nëntor 2019, 11:07 Nga DOSJA
Shkoi për të shëtitur në pyllin e Retzit, e reja

FRANCË– Një grua shtatzënë është vrarë nga një tufë qensh në një pyll në veri të Francës. Elisa Pilarski, 29 vjeç, po shëtistë qentë e saj, por u sulmua nga një tufë tjetër, të cilët ishin lëshuar për t’u trajnuar për gjueti.

E reja 6-muajshme shtatzanë mori kafshime nga mbi 93 qen (përfshirë edhe qentë e saj), të cilët i shkaktuan edhe vdekjen e menjëherëshme. 

Një ekzaminim mjeko-ligjor tregoi se viktima kishte pësuar kafshime qensh në kokë, në kraharor dhe krahë, duke shkaktuar i shkaktuar asaj një hemorragji të rëndë dhe humbje masive gjaku.

Po çfarë ndodhi në pyll?

Sipas prokurorisë, Pilarski ishte duke ecur në pyllin Retz kur ajo telefonoi partnerin e saj për të thënë se ajo ishte e shqetësuar se një tufë qensh do të sulmonin atë. Pas telefonatës, ai u nis me urgjencë për të shpëtuar gruan dhe fëmijën e tij të palindur por gjeti vetëm kufomën e saj. 

Një person është arrestuar deri më tani, i cili i pyetur nga Policia lidhur me ngjarjen tha se: Kjo ngjarje s’ka lidhje me ne, as me qentë tani.”

Pylli i Retzit rrethon qytetin e vogël të Villers-Cotterêts dhe mbulon më shumë se 13,000 hektarë (50 kilometra katrorë) duke u bërë kështu “shtëpi” për kafshë të egra si drerë, derra dhe dhelpra.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota elisa pilarski france gruaja shqyhet nga qente ne pyll elisa pilarski france gruaja shqyhet nga qente ne pyll

Sondazh

Poll