Bota

Shtëpia ku lindi Adolf Hitler, do të shndërrohet në një stacion policie

20 Nëntor 2019, 10:57 Nga DOSJA
Shtëpia ku lindi Adolf Hitler, do të shndërrohet në një

AUSTRI- Mediat e huaja kanë shkruar së fundmi për njoftimin e bërë nga autoritetet përkatëse austriake, se ajo ndërtesë në të cilën ka lindur Hitleri në Austri do të kthehet në një stacion policie.

Sipas ministrit të  Brendshëm austriak, Wolfgang Peschorn, thuhet se ky shndërrim që do të bëhet me ndërtesën ku lindi Hitleri do të jetë një sinjal i pagabueshëm, pasi vet ndërtesa përkujton më nazizmin.

Që prej lindjes së tij Hitleri jetoi në ndërtesën e Shekullit të 17-të në qytetin e Braunau am Inn.

Por i gjithë fati i kësaj ndërtese ka pasur shumë mosmarrëveshje mes palëve.

Për dekada me rradhë, qeveria e mori me qira atë nga ish-pronari i saj në një përpjekje për të ndaluar turizmin e ekstremit të djathtë.

Dikur ishte një qendër e kujdesit ditor për personat me aftësi të kufizuara, por përfundoi kur pronari Gerlinde Pommer kundërshtoi planet për ta bërë atë më miqësore me karrocat dhe më pas refuzoi të gjitha ofertat e qeverisë për ta blerë atë ose për të kryer rinovime.

Hitleri lindi në Braunau am Inn, ku babai i tij ishte i dërguar për punë, më 20 prill 1889. Familja qëndroi në një apartament për disa javë pas lindjes së tij përpara se të transferohej në një adresë tjetër.

Ata u larguan nga ky qytet për një jetë më të mirë kur Hitleri ishte tre vjeç.

Ai u kthye pak më vonë, në vitin  1938, duke shkuar për në Vjenë, pasi aneksoi Austrinë në Gjermaninë naziste.

Nën sundimin e Hitlerit (1933-45), Gjermania naziste filloi Luftën e Dytë Botërore, duke ndjekur një politikë gjenocidale që rezultoi në vdekjen e rreth gjashtë milionë hebrenjve, dhe dhjetëra miliona civilë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.la

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota adolf hitler hitleri wolfgang peschorn adolf hitler hitleri wolfgang peschorn

Sondazh

Poll