Bota

Shmanget tragjedia/ Po shkonin drejt Anglisë, 25 emigrantë gjenden brenda një kamioni frigoriferik, anija kthehet pas në Hol

20 Nëntor 2019, 10:53 Nga DOSJA
Shmanget tragjedia/ Po shkonin drejt Anglisë, 25 emigrantë gjenden

HOLANDË– 25 emigrantë të paligjshëm kanë gjetur brenda një kamioni frigoriferik teksa tentonin që të shkonin në Britani të Madhe.

Emigrantët u zbuluan në tragetin e ngarkesave në Britannia Seaways, menjëherë sapo  pasi anija kishye lënë portin holandez të Vlaardingen, duke bërë që anija të kthehej në pikën e saj të nisjes.

Policia tha që migrantët ishin fshehur brenda një kamioni frigoriferik dhe se ishin nisur me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Origjina e tyre ende nuk dihet, por ata ishin kryesisht të meshkuj. Policia bëri me dije se kishin ndaluar shoferin e kamionit, të cilin po e merrinin në pyetje pasi akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore.

Kamioni i dytë me emigrant u gjet thuajse një muaj pasi 39 vietnamezë gjetën vdekjen brenda të njëjtit mjet për shkak të tempraturave të ulta.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britani e madhe emigrante drejt anglise gjenden emigrante ne kamion drejt anglise holande britani e madhe emigrante drejt anglise gjenden emigrante ne kamion drejt anglise holande

Sondazh

Poll