Bota

“Kallëzo zgjedhjet”/ Haradinaj ‘i përvishet’ Ramës: Kush je ti që i tregon Kosovës se ç’duhet të bëjë

20 Nëntor 2019, 17:07 Nga DOSJA
“Kallëzo zgjedhjet”/ Haradinaj ‘i përvishet’

KOSOVË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë një sërë thumbimesh e ironizimesh nga homologu në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi pak ditë më parë tha se Kosova po izolohet dhe vetëpërjashtohet nga mini-Shengeni Ballkanik.

Haradinaj ka ngritur pyetjen se kush është Rama që t’i tregojë Kosovës se c’duhet të bëjë, teksa shton se është kundër idesë së shengenit.

Ndër të tjera Haradinaj tërthorazi e ka përmendur edhe skandalin e Ramës me hartën, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë.

“Kush është kryeministri Rama t’i kallëzoj Kosovës çka o ka bohet me Kosovën. Le të kallëzojë ai qysh i ka mbajtë zgjedhjet veç një parti, nëse koka aq i mençur e po i ditka krejt punët e rajonit e Kosovës. Ai le të kallëzojë qysh veç ni parti i mbajti zgjedhjet në Shqipëri. Shihni zgjedhjet në Kosovë, të gjitha partitë kanë marrë pjesë, askush s’e ka mohu rezultatin zgjedhor”, shprehet Haradinaj për gazetën Ekspres.

Më tej Haradinaj ka theksuar se bisedat për shkëmbim territoresh janë një ide e tillë ka qenë vdekjeprurëse, të cilën është detyruar ta luftojë.

“Hapja e bisedave për territoret ka qenë vdekjeprurëse ka qenë shkatërruese për mua për qeverinë. Jom detyru me luftu kundër asaj ideje”, theksoi Haradinaj.

Më 10 Nëntor në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama mini shengen ballkanik ramush haradinaj edi rama mini shengen ballkanik ramush haradinaj

Sondazh

Poll