Bota

Ministri izraelit kundër Netanyahut: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje në muajin shtator

Gantz tha se caktimi i një date do të lejonte Izraelin të vazhdojë operacionin ushtarak ndërsa u sinjalizon qytetarëve të Izraelit se së shpejti do të rinovojmë besimin e tyre tek ta.

4 Prill 2024, 08:36 Nga M.B
Ministri izraelit kundër Netanyahut: Vendi duhet të shkojë
Benny Gantz dhe Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, i ka kërkuar kryeministri, Benjamin Netanyahut që të angazhohet për mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare gjatë këtij viti. Gantz tha se caktimi i një date do të lejonte Izraelin të vazhdojë operacionin ushtarak ndërsa u sinjalizon qytetarëve të Izraelit se së shpejti do të rinovojmë besimin e tyre tek ta.

“Ne duhet të biem dakord për një datë për zgjedhjet në muajin shtator”, tha ai gjatë një konference.

Yair Lapid, lideri i opozitës në Izrael, dukej se mbështet thirrjen e Gantz në një mesazh në platformën X, ku ai e quajti udhëheqjen aktuale izraelite “qeverinë më të keqe, më të rrezikshme dhe të dështuar në historinë e vendit”.

Megjithatë, në një deklaratë, partia Likud e Netanyahut tha se Gantz po angazhohej në “politika të vogla” dhe tha se zgjedhjet tani do të çonin në “paralizë”, “ndarje” dhe “dëm”. Mandati i Netanyahut mbaron në vitin 2026, por mijëra njerëz po protestojnë kundër tij javët e fundit dhe kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

 

benjamin natanyahu

Sondazh

Poll