Bota

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë "shkund" Japoninë, nuk ka alarm për cunami

Sipas Agjencisë Meteorologjike dhe Sizmologjike të Japonisë (JMA), nuk ka rrezik të shkaktojë cunami.

4 Prill 2024, 07:30 Nga N.F
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë "shkund" Japoninë,
Foto ilustruese

JAPONI- Një tërmet nënujor me magnitudë 6.2 ka ndodhur sot brigjet e prefekturës Fukushima në verilindje të Japonisë. Sipas Agjencisë Meteorologjike dhe Sizmologjike të Japonisë (JMA), nuk ka rrezik të shkaktojë cunami.

Sipas mediave japoneze, deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme. Tërmeti, i cili u ndje në kryeqytetin Tokio, erdhi një ditë pas një tërmeti shumë të fortë nënujor ( 7 ballë) pranë Tajvanit që vrau nëntë njerëz dhe plagosi më shumë se 1000 të tjerë në ishull, me rreth 50 të tjerë ende të zhdukur. 

termet japoni tajvan

Sondazh

Poll