Bota

Kremlini deklaroi se Parisi është i gatshëm për të dialoguar për paqen e luftës, Franca: Nuk është e vërtetë!

Tashmë 2 vite pas nisjes së pushtimit, ministria ruse e mbrojtjes tha se gatishmëria për një dialog mbi Ukrainën u vu në dukje në takimin midis Sebastien Lecornu të Francës dhe homologut të tij rus, Sergei Shoigu.

4 Prill 2024, 07:34 Nga M.B
Kremlini deklaroi se Parisi është i gatshëm për të
Emmanuel Macron

BRUKSEL- Franca mohoi pretendimet ruse se ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar dialog mbi Ukrainën ose për të diskutuar negociatat e mundshme të paqes. Tashmë 2 vite pas nisjes së pushtimit, ministria ruse e mbrojtjes tha se gatishmëria për një dialog mbi Ukrainën u vu në dukje në takimin midis Sebastien Lecornu të Francës dhe homologut të tij rus, Sergei Shoigu. Po ashtu u shtua se një pikënisje për diskutime mund të jenë bisedimet e vitit 2022 midis palëve ruse dhe ukrainase në Turqi, të cilat përfunduan pa rezultate.

"Nuk është e vërtetë. Në asnjë moment nuk kemi treguar gatishmëri për të dialoguar për Ukrainën apo negociata apo diçka të tillë”, tha një burim i qeverisë franceze, raporton Reuters.

Në deklaratën e Rusisë thuhej gjithashtu se çdo nocion i mbajtjes së një takimi në Zvicër për arritjen e paqes në Ukrainë ishte "i pakuptimtë" nëse Moska nuk ishte pjesëmarrëse. Kievi ka propozuar një "samit botëror", por ka thënë se Rusia nuk do të ftohet.

Nga ana tjetër marrëdhëniet franko-ruse janë përkeqësuar muajt e fundit pasi Parisi ka rritur mbështetjen e tij për Ukrainën, duke përfshirë nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe afatgjatë të sigurisë dhe duke premtuar se do të dërgojë më shumë raketa lundrimi me rreze të gjatë.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll