Bota

Sulmi ajror izraelit ku humbën jetën 7 punonjës humanitar, Biden bisedë telefonike me Netanyahu-n

Takimi i mëparshëm mes dy liderëve u zhvillua më 18 mars, në një atmosferë tashmë të tensionuar. Që atëherë, dallimet mes dy aleatëve duket se janë zgjeruar, në sfondin e përkeqësimit të mëtejshëm të krizës humanitare në enklavën palestineze e cila është bombarduar për gati gjashtë muaj.

4 Prill 2024, 08:26 Nga N.F
Sulmi ajror izraelit ku humbën jetën 7 punonjës humanitar, Biden
Biden

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pritet që ditën e sotme të flasin në telefon pasi sulmeve ajrore izraelite ku u vranë punonjës të huaj. Kjo telefonatë vjen pas  thellimit më tej të përçarjes së marrëdhënieve midis dy shteteve.

"Unë mund të konfirmoj se Presidenti Biden dhe Kryeministri Netanyahu do të flasin nesër," tha një zyrtar amerikan i njohur me këtë çështje për AFP të mërkurën kur u pyet për raportet.


Takimi i mëparshëm mes dy liderëve u zhvillua më 18 mars, në një atmosferë tashmë të tensionuar. Që atëherë, dallimet mes dy aleatëve duket se janë zgjeruar, në sfondin e përkeqësimit të mëtejshëm të krizës humanitare në enklavën palestineze e cila është bombarduar për gati gjashtë muaj.

Tensionet dukej se po përshkallëzoheshin përkohësisht, veçanërisht pasi Uashingtoni lejoi një votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në fund të marsit për të miratuar një rezolutë që bënte thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm që u refuzua kategorikisht nga qeveria izraelite.

Të hënën nga sulmet ajrore izraelite humbën jetën shtatë punëtorë të OJQ-së ëorld Central Kitchen me bazë në SHBA, të cilët kishin shkuar për të shpërndarë ushqim për popullsinë e enklavës palestineze që po përballej me zinë e bukës. Presidenti amerikan Biden deklaroi publikisht "zemërimin" e tij për sulmet kundër grupit ëCK dhe gjykoi se Izraeli nuk po bën sa duhet për të mbrojtur vullnetarët që shkojnë në enklavë për të ndihmuar popullatën civile.

 

biden netanyahu shba izrael

Sondazh

Poll