Bota

Sulmet ruse me dron në Kharkiv, Ukraina: Të paktën 4 të vrarë, mes tyre dhe anëtarë të ekipeve të ndihmës

Guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Synehubov, shkroi në Telegram, se numri i të vdekurve ishte katër, me 10 të plagosur dhe një në gjendje të rëndë.

4 Prill 2024, 07:50 Nga M.B
Sulmet ruse me dron në Kharkiv, Ukraina: Të paktën 4 të
Kharkiv, Ukrainë

UKRAINA- Ukraina ka deklaruar se dronët rusë goditën disa blloqe apartamentesh të larta dhe shtëpi private në orët e para të mëngjesit në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, duke vrarë të paktën katër persona, përfshirë punëtorët e shpëtimit. Guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Synehubov, shkroi në Telegram, se numri i të vdekurve ishte katër, me 10 të plagosur dhe një në gjendje të rëndë.

Nërsa Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, duke shkruar gjithashtu në Telegram, tha se katër persona vdiqën gjatë sulmit, ku të paktën tre prej tyre ishin drejtues të automjeteve të urgjencës të cilët u vranë pasi kishin mbërritur në vendngjarje.

Terekhov tha se kishte pasur pesë sulme me dron. Ai i tha televizionit publik 'Suspilne' se kishin gjurmuar shenja jete nga një person nën rrënoja. Suspilne raportoi po ashtu se një nga goditjet dëmtoi rëndë apartamente në tre kate të një ndërtese 14-katëshe dhe se ekuipazhet e emergjencës nuk kishin qenë në gjendje të punonin për të paktën një orë nga frika e sulmeve të reja të afërta.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll