Bota

"Marrëdhëniet me NATO-n janë përkeqësuar në mënyrë të qëllimshme", Moska: Dialogu nën zero, por nuk synojmë konfliktin

Grushko i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA se marrëdhëniet po përkeqësoheshin "në mënyrë të parashikueshme dhe të qëllimshme" dhe të gjitha kanalet e dialogut midis Moskës dhe aleancës ishin sjellë në një nivel "zero kritik" nga Uashingtoni dhe Brukseli.

4 Prill 2024, 08:21 Nga M.B
"Marrëdhëniet me NATO-n janë përkeqësuar në
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Alexander Grushko

MOSKË- Zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko tha në një intervistë të botuar sot se marrëdhëniet Rusi-NATO po përkeqësohen, por Moska nuk ka ndërmend të hyjë në një konflikt me një vend e aleancës. Teksa shënohet 75 vjetori i NATO-s, Grushko i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA se marrëdhëniet po përkeqësoheshin "në mënyrë të parashikueshme dhe të qëllimshme" dhe të gjitha kanalet e dialogut midis Moskës dhe aleancës ishin sjellë në një nivel "zero kritik" nga Uashingtoni dhe Brukseli.

"A është gati blloku ushtarak për një konflikt të hapur me Rusinë? Duhet të pyesni vetë anëtarët e NATO-s. Në çdo rast, ne nuk kemi synime të tilla për vendet anëtare të aleancës," tha Grushko.

Presidenti Vladimir Putin filloi atë që ai e quajti "operacionin e tij të posaçëm ushtarak" në Ukrainë në vitin 2022 me qëllimin e deklaruar për të parandaluar NATO-n të zgjerimin e saj pranë Rusisë. Por lufta ka shërbyer për të nxitur aleancën, e cila është zgjeruar në 32 anëtarë duke pranuar Finlandën dhe Suedinë.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll