Bota

VIDEO/ Sulm terrorist në një stacion policor në Iran, humbin jetën tre persona

Raportohet se viktimat janë anëtarë të forcave të zbatimit të ligjit të Republikës Islamike të Iranit.

4 Prill 2024, 07:35 Nga N.F
VIDEO/ Sulm terrorist në një stacion policor në Iran, humbin
Foto ilustruese

IRAN-Një sulm është regjistruar në një stacion policie në jug të Iranit. Mësohet se nga ky sulm kanë humbur jetën tre persona. Raportohet se viktimat janë anëtarë të forcave të zbatimit të ligjit të Republikës Islamike të Iranit.

Lajmin për sulmin e njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. "Në sulmin e organizatës terroriste Jaish al-Adl (Ushtria e Drejtësisë) në stacionin e policisë numër 11 në qytetin Chabahar, zëvendës drejtori i stacionit dhe dy policë të tjerë ranë dëshmorë," tha agjencia.

 

iran sulm viktima

Sondazh

Poll