Bota

New York, të burgosurit padisin shtetin: Duam të shohim eklipsin

Padia, e paraqitur të premten në gjykatën federale në veri të Nju Jorkut, argumenton se bllokimi i 8 prillit shkel të drejtat kushtetuese të të burgosurve për të praktikuar besimet e tyre duke i penguar ata të marrin pjesë në një ngjarje të rëndësishme fetare

3 Prill 2024, 22:40 Nga E. D
New York, të burgosurit padisin shtetin: Duam të shohim eklipsin
foto ilustruese

NJU JORK- Të burgosurit në Nju Jork po padisin departamentin e korrigjimeve shtetërore lidhur me vendimin për të mbyllur burgjet gjatë eklipsit total diellor të së hënës së ardhshme.

Padia, e paraqitur të premten në gjykatën federale në veri të Nju Jorkut, argumenton se bllokimi i 8 prillit shkel të drejtat kushtetuese të të burgosurve për të praktikuar besimet e tyre duke i penguar ata të marrin pjesë në një ngjarje të rëndësishme fetare. Paditësit janë gjashtë burra me prejardhje të ndryshme fetare, të cilët janë të burgosur në Institucionin Korrektues Woodbourne në Woodbourne

"Një eklips diellor është një fenomen i rrallë, natyror me rëndësi të madhe fetare për shumë njerëz," thuhet në ankesë, duke vënë në dukje se pasazhet biblike përshkruajnë një fenomen të ngjashëm me eklipsin gjatë kryqëzimit të Jezusit, ndërsa veprat e shenjta islame përshkruajnë një ngjarje të ngjashme kur vdiq djali i Profetit Muhamed.

Sondazh

Poll