Art&Argëtim

Këngëtarët e famshëm bëhen bashkë kundër përdorimit të inteligjencës artificiale në muzikë, por pse?

Organizata jofitimprurëse “Artist Rights Alliance” ka publikuar një letër të hapur me në qendër rritjen e përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI) në muzikë.

3 Prill 2024, 17:47 Nga S.B
Këngëtarët e famshëm bëhen bashkë kundër
Billie, Nicky, Katy dhe Camila

SHBA- Organizata jofitimprurëse “Artist Rights Alliance” ka publikuar një letër të hapur me në qendër rritjen e përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI) në muzikë, të nënshkruar nga më shumë se 200 emra të shquar në industrinë e muzikës, duke përfshirë grupet R.E.M., Pearl Jam, Greta, Van Fleet dhe këngëtarët Stevie Wonder, Elvis Costello, Katy Perry, Camila Cabello, Billie Eilish, Jon Baptiste, Nicki Minaj.

Duke bërë thirrje për të ndaluar zhvlerësimin e muzikës, letra thotë: Disa nga kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme po përdorin punën tonë pa leje për të trajnuar modele të AI. Këto përpjekje synojnë drejtpërsëdrejti të zëvendësojnë punën e artistëve njerëzorë me të dhëna masive "tinguj" dhe "imazhe" të gjeneruara nga AI, të cilat reduktojnë ndjeshëm honoraret që u paguhen artistëve.

Përveçse i referohet humbjes së mundshme të të drejtave dhe të ardhurave, letra thekson se Inteligjenca Artificiale përbën një sulm ndaj krijimtarisë njerëzore. Letra mbyllet duke u kërkuar kompanive të teknologjisë, platformave dhe shërbimeve dixhitale të muzikës që të angazhohen që të mos zhvillojnë ose përdorin teknologjinë për të prodhuar përmbajtje muzikore të fuqizuar nga AI ose mjete që zëvendësojnë artin njerëzor.

inteligjenca artificiale kengetare

Sondazh

Poll