Art&Argëtim

FOTOT/ Në dasmën luksoze të Anya Taylor, aty ku zemra e njeriut shërbehet si tortë

Megjithatë, ajo së fundmi ka postuar foto nga ajo ditë e veçantë.

3 Prill 2024, 13:32 Nga S.B
FOTOT/ Në dasmën luksoze të Anya Taylor, aty ku zemra e njeriut
Anya Joy

SHBA- Aktorja e njohur Anya Taylor Joy ka publikuar disa foto nga dasma e saj me Malcolm McRae. Çifti u martua me një ceremoni luksoze në Venecia, me 150 të ftuar, mes të cilëve edhe shumë emra të Hollivudit.

Aktorja 28-vjeçare, e cila përjetoi një sukses të madh përmes rolit të saj në serialin e Netflix, "Queen's Gambit", zgjodhi ta fshehë martesën e saj nga syri i publikut. Megjithatë, ajo së fundmi ka postuar foto nga ajo ditë e veçantë.

Edhe pse martesa e saj u njoftua në tetor të 2023-shit, në postimin e saj aktorja i referohet “përvjetorit të dytë të martesës së tyre”, ndërsa thotë se u martua dy vite më parë, më 1 prill në ditën e gënjeshtrave.

FOTOT/ Në dasmën luksoze të Anya Taylor, aty ku zemra e njeriut
torta e dasmës

Konkretisht ajo ka shkruar: Dy vite më parë më 1 prill u martova fshehurazi me shokun tim më të mirë në New Orleans. Magjia e asaj dite është ngulitur në çdo qelizë të qenies sime, përgjithmonë. Gëzuar përvjetorin e dytë (të parë) dashuria ime. PS: Po, fotoja e fundit është torta në formë zemre. Po, unë jam vampiri Lestat.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj ka bërë një postim, me foto nga dasma e tyre, në llogarinë personale në Instagram. Në postimin e tij ai thotë: Të dua tani dhe gjithmonë dhe kjo nuk do të përfundojë kurrë. Gëzuar dy vjetorin (dje), bukuroshe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anya Taylor-Joy (@anyataylorjoy)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Malcolm McRae (@malcolmmcrae)

anya taylor joy dasem luksoze

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Prill 2024, 10:47 I.A

Elia Zaharia ngjitet ne skenë…

Elia Zaharia Premiere date 5 Prill ne Teatrin e Metropolit. “Para Perëndimit” është drama që rikthen Elia Zaharia në s...