Art&Argëtim

"Adele ndërronte rrugën kur më shikonte"/ Rebel Wilson shpjegon arsyen se pse këngëtarja e urren atë

Dy yjet kryqëzuan rrugët në disa ngjarje publike, pretendon Wilson, dhe Adele ishte gjithmonë e gatshme të largohej nëse e shihte aktoren në rrugë.

3 Prill 2024, 14:36 Nga S.B
"Adele ndërronte rrugën kur më shikonte"/ Rebel Wilson
Rebel dhe Adele

SHBA- Aktorja Rebel Wilson beson se këngëtarja Adele e urren sepse ato shpesh janë ngatërruar me njëra-tjetrën në të kaluarën nga njerëzit apo mediat. Dy yjet kanë diçka të përbashkët, pasi vitet e fundit kanë pësuar humbje të konsiderueshme në peshë dhe janë shprehur hapur për peshën e tyre.

Në librin e saj me kujtime “Rebel Rising”, që do të publikohet më 4 prill, aktorja australiane shkruan: Disa aktore do të ofendoheshin nëse në këtë libër do t'i quaja plus-size, ndaj duhet të kem kujdes se çfarë them. Kjo është arsyeja pse, mendoj, se Adele më urren.

Dy yjet kryqëzuan rrugët në disa ngjarje publike, pretendon Wilson, dhe Adele ishte gjithmonë e gatshme të largohej nëse e shihte aktoren në rrugë. Gjithsesi Adele ende nuk është përgjigjur ndaj akuzave.

Wilson filloi të luante "vajzën e shëndoshë dhe qesharake që bën shaka vetë-përçmuese" në filma si "Bridesmaids" dhe "How to Be Single" dhe ka thënë se kontrata e saj në "Pitch Perfect" nuk e lejonte të humbiste peshë. Por Wilson vendosi të humbasë rreth 36 kilogramë në vitin 2020.

 

rebel wilson adele

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Prill 2024, 10:47 I.A

Elia Zaharia ngjitet ne skenë…

Elia Zaharia Premiere date 5 Prill ne Teatrin e Metropolit. “Para Perëndimit” është drama që rikthen Elia Zaharia në s...