Art&Argëtim

Rekord shitjesh për veshjet e Marilyn Monroe , fustani rozë 'Pucci' blihet për 325 mijë dollarë

Fustani me mëngë të gjata prej mëndafshi shënoi një rekord të ri botëror për fustanin më të shtrenjtë “Pucci” të shitur në ankand.

3 Prill 2024, 17:15 Nga S.B
Rekord shitjesh për veshjet e Marilyn Monroe , fustani rozë
Marilyn Monroe

SHBA- Një fustan rozë ‘Pucci’ i veshur dikur nga ikona e ndjerë e Hollivudit, Marilyn Monroe, u shit për një rekord prej 325,000 dollarësh në eventin e Julien's Auctions. Fustani me mëngë të gjata prej mëndafshi shënoi një rekord të ri botëror për fustanin më të shtrenjtë “Pucci” të shitur në ankand.

Ankandi, i cili fitoi gjithsej 4 milionë dollarë, shfaqi një sërë artikujsh të tjerë që dikur ishin në pronësi të Monroe, duke përfshirë kostumet e filmit, grimin, veshjet e legjendës së ndjerë si dhe qindra artikuj që themeluesi i ndjerë i revistës Hefner la në pronën e tij pas vdekjes së tij në shtator të vitit 2017 në moshën 91-vjeçare.

Rekord shitjesh për veshjet e Marilyn Monroe , fustani rozë
Marilyn Monroe

marilyn monroe pucci dress

Sondazh

Poll