Art&Argëtim

VIDEO/ Machine Gun Kelly tregon procesin e tatuazhit të tij të fundit: Ishte gjëja më e dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë

Kelly mbeti zgjuar gjatë gjithë procesit, i cili filloi me një krah dhe ngadalë mbuloi pjesën e sipërme të trupit të tij.

3 Prill 2024, 13:23 Nga S.B
VIDEO/ Machine Gun Kelly tregon procesin e tatuazhit të tij të fundit:
MGK

SHBA- Reperi amerikan Machine Gun Kelly ka ndarë me fansat e tij një pamje nga prapaskenat e tatuazhit masiv që ka bërë në pjesën e sipërme të trupit. Këngëtari 33-vjeçar zbuloi në një video në llogarinë e tij në Instagram se u deshën më shumë se shtatë seanca gjatë dy javësh për të mbuluar të gjithë krahët, gjoksin dhe pjesën e sipërme të shpinës me bojë të zezë.

“Sot shënoj ditën kur filloj transformimin fizik të trupit tim”, tha ai në fillim të videos, duke treguar bustin dhe tatuazhet e tij shumëngjyrëshe përpara se të fillonte procesi.

Kelly mbeti zgjuar gjatë gjithë procesit, i cili filloi me një krah dhe ngadalë mbuloi pjesën e sipërme të trupit të tij.

"Kjo është gjëja më e dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time," tha Kelly pasi filloi procesi i tatuazhit në krahun e tij të dytë.

Muzikanti i cili dëgjohet duke bërtitur disa herë nga dhimbja, tregoi në video gjilpërën duke i shtypur lëkurën dhe gjakun që i rridhte në krah. Për të ndihmuar procesin e shërimit, Kelly u ul në dhomën e tij hiperbarike të oksigjenit, e cila "përfshin ekspozimin e trupit ndaj 100 përqind oksigjen në një presion më të lartë se normalja" për të ndihmuar plagët të shërohen më shpejt.

Partnerja e tij, Megan Fox, ka zbuluar së fundmi opinionin e saj për tatuazhin në podkastin “Call Her Daddy”, teksa tha se e konsideron atë një vepër arti. Gjithashtu, aktorja theksoi se ka shkuar vetëm në një nga seancat. Këngëtari zbuloi publikisht tatuazhin e tij në shkurt, por thuhet se e filloi procesin në dhjetor të 2023.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by mgk (@machinegunkelly)

mgk machine gun kelly megan fox

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Prill 2024, 10:47 I.A

Elia Zaharia ngjitet ne skenë…

Elia Zaharia Premiere date 5 Prill ne Teatrin e Metropolit. “Para Perëndimit” është drama që rikthen Elia Zaharia në s...