Art&Argëtim

U aludua se hoqi dorë nga muzika, Lizzo sqaron deklaratën e saj

Lizzo vazhdoi të thonte se ajo nuk është personi i vetëm që po përjeton negativitet dhe se shpreson të fuqizojë të tjerët që të ngrihen për veten e tyre.

3 Prill 2024, 15:20 Nga S.B
U aludua se hoqi dorë nga muzika, Lizzo sqaron deklaratën e saj
Lizzo

SHBA- Këngëtarja Lizzo dëshiron të bëjë një sqarim në lidhje me deklaratën e saj të fundit. Javën e kaluar, këngëtarja shkaktoi bujë në mesin e ndjekësve të saj besnikë në rrjetet sociale, pasi ajo postoi një deklaratë në të cilën tha se ishte "lodhur" nga kritikat.

Ajo përfundoi duke thënë: Unë po heq dorë. Postimi nxiti spekulime se Lizzo i kishte dhënë fund karrierës së saj muzikore, por këngëtarja e "About Damn Time" tani thotë se deklarata e saj ishte keqinterpretuar.

“Kur them u largova, dua të them që nuk dua ti kushtoj më vëmendje çdo energjie negative,” tha ajo në një video të postuar në faqen e saj në Instagram. “Unë nuk do të heq dorë nga gëzimi i jetës sime, që është të bëj muzikë.”

Lizzo vazhdoi të thonte se ajo nuk është personi i vetëm që po përjeton negativitet dhe se shpreson të fuqizojë të tjerët që të ngrihen për veten e tyre dhe të mos lejojnë njerëzit negativë të fitojnë.

Për momentin, Lizzo tha në videon e saj më të fundit: Unë do të vazhdoj të eci përpara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lizzo (@lizzobeeating)

lizzo muzika

Sondazh

Poll