Aktualitet

Nga vjedhja tek kërcënimet në rrjete sociale/ Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë në Korçë

Mësohet se ditën e sotme një person ka humbur drejtimin e automjetit ku ky i fundit doli nga rruga.

3 Prill 2024, 11:38 Nga S.B
Nga vjedhja tek kërcënimet në rrjete sociale/ Arrestohet një
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë katër të tjerë në Korçë për vepra të ndryshme penale. Një 37-vjeçar në kërkim është arrestuar pasi Gjykata e Sarandës e ka dënuar me 3 muaj burg për vjedhje.

Katër persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale dëmtimi i banesës, kanosja në rrjete sociale për motive pronësie, dhunë fizike për motive të dobëta si dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Mësohet se ditën e sotme një person ka humbur drejtimin e automjetit ku ky i fundit doli nga rruga. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim F. B., 37 vjeç, banues në fshatin Polis, Librazhd, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja". Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 64 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 31.03.2024, në lagjen nr. 10, dyshohet se ka dëmtuar banesën e ish-bashkëshortes së tij (e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe aktualisht ndodhet në Itali) dhe banesën e fqinjëve të saj. 

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur nëpërmjet rrjetit social "Messenger", një 59-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Q., banues në Tiranë, pasi në fshatin Vodicë, Kolonjë, dyshohet se ka goditur me grushte, për motive të dobëta, një 43-vjeçare. 

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., 20 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi në rrugën "Korçë-Pojan", në afërsi të fshatit Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

---

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2024, rreth orës 10:45, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", pranë fshatit Sovjan, Maliq, shtetasi E. B., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri shtetasi P. D., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

korce vepra penale

Sondazh

Poll