Aktualitet

Aksidenti me 8 të vdekur, shkon në 3 numri i të arrestuarve, identifikohen 3 prej viktimave

Bëhet me dije se tre prej viktimave janë identifikuar si shtetas pakistanezë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe të 4 emigrantëve të tjerë.

3 Prill 2024, 11:21 Nga M.B
Aksidenti me 8 të vdekur, shkon në 3 numri i të arrestuarve,
Foto nga vendi i ngjarjes


PËRMET- Një ditë pas aksidentit që ndodhi dje në aksin Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta dhe drejtuesi i mjetit nga Shkodra, mësohet se dy persona janë vënë në pranga, duke e çuar në tre numrin e të prangosurve për këtë çështje. Të arrestuarit janë Agustin Gjeta 26-vjeç nga qyteti i Shkodrës dhe Ramazan Dekovi 23-vjeç po nga Shkodra. Të dy këta persona akuzohen për veprën penale ‘ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Bëhet me dije se tre prej viktimave janë identifikuar si shtetas pakistanezë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe të 4 emigrantëve të tjerë. Të gjithë personat që ishin në makinë ishin meshkuj, ndërsa mjeti drejtohej nga Edison Bregaj, nga Shkodra. Makina humbi kontrollin në orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi ishte në ndjekje nga policia, ndërsa ‘Benz’-i përfundoi në shtratin e lumit Vjosë.

8 viktima permet

Sondazh

Poll