Aktualitet

"Me shpejtësi të lartë", aksident në aksin Pogradec-Maliq, makina del nga rruga, plagoset pasagjeri

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, ku sipas policisë një mjet ka dalë nga rruga.

3 Prill 2024, 11:28 Nga M.B
"Me shpejtësi të lartë", aksident në aksin
Foto ilustruese


POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Maliq. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, ku sipas policisë një mjet ka dalë nga rruga. Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet, por paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara.

aksident pogradec

Sondazh

Poll