Aktualitet

Shpërthimi në një mobileri në Durrës, pronari: Kam çdo gjë me dokumente, autori ishte i maskuar, hera e tretë që ndodh

Në dëshminë e tij thuhet se ai nuk ka konflikte me asnjë njeri. Ai ka pohuar se ka çdo gjë me dokumente dhe se është në punën e tij.

3 Prill 2024, 10:41 Nga M.B
Shpërthimi në një mobileri në Durrës, pronari: Kam
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Lidhur me shpërthimin që u regjistrua në orët e para të mëngjesit është siguaruar dhe dëshmia e pronarit të këtij subjekti. Në dëshminë e tij thuhet se ai nuk ka konflikte me asnjë njeri. Ai ka pohuar se ka çdo gjë me dokumente dhe se është në punën e tij. Po ashtu ai ka shtuar se autori ka qenë i maskuar dhe se është hera e tretë që i hedhin lëndë plasëse.

“Unë e kam këtë dyqan këtu. Nuk kam konflikt me asnjë njeri. Këtu rri tërë kohës. Nuk kam prona për këtë pronë. E kam me letra me të gjitha. Rri serbes këtu në derë të dyqanit tërë ditën. Nuk kam dyshime. Nuk di asgjë. Kamerat e kanë kapur autorin. U fiksua një person duke hedhur lëndën. Ishte me maskë, me kapuç. Kjo është e treta herë që ka ndodhur kjo. Hera e parë në nëntor, një herë para 3-4 javësh dhe sot. Jam në punën time. Punëtorët i kam florinj. Edhe drekën ua sjell çdo ditë te puna. Nuk kam probleme pronësie. Rri deri në darkë këtu”, ka deklaruar ai.

shperthim ne durres

Sondazh

Poll